.
×

Rrëfimi i gruas nga Ferizaj për humbjen e djalit 19 vjeçar nga droga



Luftimi i përdorimit të drogës tek të rinjtë mbetet një sfidë e madhe e cila duhet luftuar. E këtë sfidë e ka pasur edhe Arjeta Musliu, nëna e Rijad Domanekut, i cili ka ndërruar jetë nga përdorimi i tepërt i substancave narkotike.

Ajo kurrë nuk hoqi dorë nga përkrahja për djalin e saj edhe gjatë kohës sa ai ishte në spital.

Nëna nga Ferizaji, tani ka hapur një qendër këshilluese për t’i ndihmuar të rinjtë.

Ajo bën thirrje që përdoruesit e drogës të mos paragjykohen për të ndihmon që ta kalojnë periudhën e vështirë jetësore.