.
×

Rrëfimi i familjes Shala që strehoi Adem Jasharin me shokë



Ishte 30 dhjetor i vitit 1991. Atë ditë serbët sulmuan familjen e Adem Jasharit në Prekaz në atë që njihet si beteja e parë mes forcave serbe dhe shqiptarëve.

Për t’ju shmangur një sulmi të radhës, burrat e Jasharjave vendosen që të largohen për një kohë nga Prekazi.

Në atë kohë kur pak kush guxonte t’u ofronte strehë atyre që dilnin kundër sistemit jugosllav ishte një familje në Negrofc të Drenasit që ishte bërë gati t’i pres posa dëgjoi se tek Jasharajt, kishte ndodhur sulmi.

Bashkë me grupin e Prekazit ishte edhe Rifat Jashari.

Të njohur e të panjohur u bënë bashkë në këtë shtëpi në Negrofc.

Shala që vite me vonë do të bëhet njëri prej eproreve të UÇK’së, tregon kohën që kaloi bashkë me ata që do të kthehen në heronj.

Familja që lirisë së Kosovës i dha heroin Bedri Shala, ishte e gatshme të sakrifikonte edhe në atë kohë, nëse serbët do t’i binin në gjurmë Adem Jasharit me shokë.

Duke e parë këtë gatishmëri dhe rrezikun eventual, mysafirët që po kalonin disa jave në konakun e Familjes Shala, filluan të ndjehen keq.

Ngrohtësinë e familjes; Ademit, Hamzës, Rifatit dhe të tjerëve që për me shumë se 5 jave qëndruan këtë dhomë ua ofronte edhe zonja e shtëpisë, Taibja.

Pos ushqimit, kjo nënë që lindi i e rriti dy gjeneral; Bedri e Shaban Shalen, kujdeset që shokët e djemve të saj, të mos ndjejnë mungesën e asgjëje.

Duke qenë se familja i mbante fshehur Grupin e Prekazit, zonja Taibe tregon vështirësitë e asaj kohe për të ruajtur fshehtësinë e shokëve të idealit.

Ndonëse i mbajtën brenda për gati dy muaj, pos anëtareve të ngushtë të familjes askush tjetër nuk e dinte se brenda kësaj dhome kishte mysafirë.

Taibe Shala që tash është lodhur nga mundimi dhe vitet e ka të fortë ende kujtesën.

84 vjeçarja, nënë e dëshmorit, tregon edhe muhabetet që kishte pasur me Adem Jasharin.

Ndonëse grupi ndjeheshin të sigurte, sepse po qëndronin në shtëpinë e Shaban Shalës, që ndodhej në pikën me të lartë të fshatit Negrofc, ata hallin e kishin tek pjesa tjetër e familjes në Prekaz.

Pas gati dy muaj grupi i Prekazit u kthyen në shtëpitë e tyre, duke e ditur se lufta për liri do t’i bashkojë sërish me familjen Shala.

E tash kur shumica nga grupi që u strehuan në krye me Adem Jasharin, kanë rënë për lirinë e Kosovës, e vetmja që mbetet në mendje është krenaria për t’i shërbyer dikujt që sot është kthyer në Legjendë.