22 vjet më parë, Hafiz Mustafa nga Reçaku i solli trupat e 45 civilëve të masakruar nga forcat serbe në xhaminë e këtij fshati.
Mes tyre ishte edhe i biri i tij, Muhameti 21 vjeçar. 80 vjeçari kërkon drejtësi për djalin dhe civilët e tjerë të pambrojtur.
Masakra e Reçakut atë kohë u dëshmua nga misioni verifikues i OSBE-së dhe ky vlerësim ndikoi që bashkësia ndërkombëtare të ndërhyjë ushtarakisht, për t’i dëbuar forcat serbe nga Kosova, transmeton Botapress.info