.
×

Rrëfim: Unë jetimja e Kosovës…



Që në fillim me ndjeni për dhembjen dhe lotët që do të ju shkaktojë sidomos atyre fëmijëve që janë rritur apo po rriten pa prindër, që janë jetimë… Ja një pjesë e fëmijërië time, pa prindër. Historija e jetës sime është e dhimbshme. Unë u linda në mes të një dimri të ftoft të vitit 1983 në një familje ku jetonin baba, nana e vëllu e tri motrat. Ishim një familje e qetë e shumë e lumtur po nana ngeli shtatzanë erdhe në jetë edhe një vëlla, të gjithë u gëzum po nënes filloi t’i keqësohet shëndeti. Dita ditës ajo zbehej edhe më shumë, kishte dhimbje në veshkë…dhimbje këto që një ditë e larguan nga jeta…Ajo ndërroi jetë e ne mbetëm jetimë.
Unë kisha vetëm 6 vjeç kur më vdiq nëna.Sapo kisha filluar kalën e parë. Ishte një ditë nëntori kur të ftohtit e nëntorit hyri në zemrën time të vogel dhe prej asaj dite zemra ime mbeti “e ngrirë” nga të ftohtit e lajmit për humbjen e nënës time. Një dhemje e pikëllim ra mbi familjen tonë, e baba e vëllau i madh e mori përgjegjësinë për rritjen dhe shkollimin tonë… Por nuk kaluan pesë vite dhe na la edhe baba. Na u rëndua jeta, na u shtuan hallet e dertet. Mbetëm jetimë dhe kështu, unë e vëllau i vogël e nisëm rrugëtimin e jetës pa përkedheljen e prindërve, pa ngrohtësinë prindore, pa nënë e pa pa babë…
Këtë dhembje e ndjejnë vetëm ata që kanë fatin e rëndë sic e pata unë dhe vëllezërit e motra e mia. Ndaj keni mëshirë ndaj fëmijve jetimë! Unë jetimja e Kosovës!