.
×

Rrëfen gazetarja shqiptare bashkëjetesën me Getoarin dhe Kastro Zizon në Prishtinë



E ftuar së fundmi në emisionin e Kastro Zizos, “Late Night Show” ishte gazetarja e njohur Zhaklin Lekatari, e cila për herë të parë ka rrëfyer se me Kastron dhe Getoar Selimin kanë jetuar për disa kohë së bashku në Kosovë. Zhaklin tregon se ndihmonte djemtë me hekurosje dhe punët e shtëpisë, ndërsa Getoari ishte ai që gatuante gjithmonë. Gjatë bisedës në studio, Kastro dhe Zhaklin kujtojnë me mall episode nga bashkëjetesa e tyre vite më parë.