[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Rrahman Hyseni: Ç’është Frymzimi, Krijimi, Poezia dhe Poeti!?



Nëpër kohë e mote, rezistoj penda që shkruajti shqip, edhe atëherë kur ishte e ndaluar të flitej, e lëre më të dokumentosh me shkrim krijimtari të ndryshme, histori, legjenda, artin pamor e shumë e shumë trashëgimi të tjera, që ne i gëzojmë sot në gjuhën tonë amtare. Shumë u munduan për të vënë pengesa, por a mundën ta ndalonin dot?
Jo asnjëherë.
Po shkruhej nëpër rreshta, vargje në prozë poezi e këngë, nga njerëz të mëdhenj e figura të ndritura të asaj kohe, që lanë gjurmë në histori me anë të shkronjave shqipe.
Dhe sa herë që marrim në dorë një krijim poetik, lind pyetja e veshur me ëmbëlsi.
Ç’është frymzimi? Ç’është krijimi? Ç’është poezia? Ç’është poeti?
Në krijimin dhe në literaturën botërore që nga Homeri e gjer në ditët tona, ka shumë përgjigjje në këto pyetje cituar nga pasthënja e antologjisë poetike Pegasi Rus. Por unë si krijues them se poezia është art, të cilin ne e krijojmë në përputhje me çastin të cilin jetojmë apo kemi jetuar më parë; me çastin imagjinar, meqë krijojmë duke përdorur figura stilistike si rima, hipërbolë, metaforë, krahasime etj. Në një rast të vaçantë mund të shprehim perjetime të ndryshme, qoftë personale, apo edhe të përgjithshme.
Me këtë rast dua të citoj një përjetim personal të rrëfyer me një njeri nga Parisi, i cili dukej si i humbur në një fletë të bardhë mbi tavolinën e kafenesë së tij të preferuar, kudo pyeste :
Ç’bën o njeri i mirë?
Njeriu duke e fshehur fletën largohet heshturazi. Të nesërmën ofrohet afër plakut, i cili e kishte pyetur, dhe me një lehtësi i thotë.
Ajo fleta e djeshme, nuk është e zakonshme, aty dhe në shumë të tjera e kam lënë një pjesë të zemrës sime, mendjës dhe jetës, me atë bojë e pendë.
Plaku bëri kinse e kuptoj, dhe tha me vete: Ky njeri ka lajthitur…
Kaluan disa javë. Njeriu nga Parisi, i shumë vuajtur vdiq… Nën jastikun e tij e kishte lënë një çelës të vogël, i cili i dedikohej djaloshit nga Himalaja.
Ky djalosh kishte ardhur nga ato vise të largëta, kohë më parë ku nga ato vise kishte humbur familjen e tij, dhe e kishte kuptuar se çka është dhimbja.
Djaloshi nga Himalaja mori çelësin e lënë nga njeriu nga Parisi dhe me të hapi valigjen e tij, ku brenda në valigje kishte një kuti, e po në atë kuti kishte dhe një tjeter, dhe edhe atë e hapi. Njëherësh të gjitha hapeshin me një qelës. Në ato kuti ndodheshin mbi 2000 letra ku shkruhej nga një poezi. Që nga mosha 20 vjeçare të dokumentuara me datë ku në të fundit si duket gjenë lumturinë, dhe qetësinë nga dhimbja shumë vjeçare.
Poezia e fundit nga fleta e shkruar: – ’’Tani do vijë vashë e bukur’’’ -, ashtu si për herë të parë dhe këtë natë më shfaqësh përsëri është natë e fundit dhe prapë për ty kam mall përgjithmonë”.Do ta ndërroj shtratin tim.
Dukem dhe unë njesoj siç dukeshe ti me atë petkë të bardhë kur të rrëmbeu vdekja, do vij pranë teje me vrap në këtë natë.
përfundimisht tek ti erdha… po vij, ja tani s’do të të humb sërish si më parë, sot, pas dyzet viteve do të të takoj përsëri malli që kisha për ty më ka vrarë më fal, u vonova por tani do vij tek ti.
Nga të gjitha poezitë e shkruara vetëm në të fundit kishte gjetur qetësinë, dhe lumturinë që takohej me vashëzën e tij , të cilën në rini ia kishte rrëmbyer jeta.
Djaloshi nga Himalaja qante gjersa po lexonte. Ishte i vetmi që e kuptonte më së miri, sepse kishte pesë vite qe i shkruante vuajtjes dhe humbjes së prindërve , dhe dy vite vajzës së bukur nga Parisi që i kishte sjellur lumturinë. Dhe nga atëherë e kishin kuptuar të gjithë se çfarë domethënje kishin letrat e njeriut nga Parisi.
Ëndërr e secilit njeri është tejkalimi i lehtë i sfidave të jetës, gjetja e formulës misterioze, me qëllim të arritjes së shkallëve të suksesit për t’u ngjitur nëpër to gjer në pikën kulminante, gjë që se ka arritur dikush më parë. Por kuptohet që tejkalimi i barrierave nuk mund të bëhet me pauza, stagnime, pesimizëm, por rruga e suksesit është e siguruar përmes punës, përkushtimit, optimizmit, vullnetit.
Nga fuqia e pendës mund të arrijmë ta njohim botën dhe të na njoh bota. Të lexosh krijime të ndryshme,.. domethënëse, të njohësh ngjarje të reja, dukuri të ndryshme qoftë pozitive a negative të shoqëris sonë.
E ndërsa të krijosh është dhënie e një burimi shpirtëror dhe mendor. Arti i krijimit është një det i tërë brenda të cilit nuk e dijmë se çfarë ka, përderisa nuk jemi zhytur në të. Nuk mund të quhesh poet , përderisa nuk ke krijuar poezi, por dhe nuk mund të krijosh perderisa nuk e ndjen. Pra poet lind dhe nuk bëhesh.
Në kohëra të ndryshme thurën vargje poetë të ndryshëm të orientuar nga ndjenja e nostalgjisë, gëzimit, pikëllimit, të bukurës, mallit, trimërisë, mburrjes, padrejtësive, ëndrrave, lumturisë, paqës ,heroizmit etj.
Ishin të shumtë krijues në periudha të ndryshme si : L. Matranga, J. Variboba, J. Derada, P. Vasa, Z. Serembe N. Frashëri, N. Mjeda, A. Çajupi, Gj. Fishta, dhe të tjerë më vonë si: D. Agolli, I. Kadare, A. Podrimja, R. Qosja, dhe shumë të tjerë.
Gjatë leximit të veprave të këtyre poetëve njohim vlera të ndryshme, dukuri të ndryshme mbi fenomenin e jetës, nga të cilat mund të bazohemi në vendime.
Nga prozat e Ernest Koliqit e Mitrush Kutelit mund të ushqejmë shpirtin dhe mendjen me bukuritë paqyruese në to. Gjithmonë të nisemi nga këshilla e Sami Frashërit, ku citon: “Çdo ditë e jetës sate është një faqe e biografisë sate. Kujdesu ta shkruash mirë, sepse një faqe e keqe e ndotë gjith librin’’-.

Menu Title