.
×

Rrahje në Sllatinë, gjashtë persona përfundojnë në spital



Botapress 8 Korrik – Një rrahje ka ndodhur gjatë ditës së sotme në fshatin Sllatinë të Fushë Kosovës. Si pasojë e kësaj rrahje kanë mbetur të lënduar gjashtë persona.

Rastin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti.

“Rreth orës 15:30 kemi marre informatën për një rrahje ne fshatin Sllatine, ku janë lënduar gjashte persona. Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merren njësitet e stacionit policor të Fushë Kosovës.”, tha Ahmeti.