.
×

Rrahje masive në Fushë Kosovë



Botapress, 1 Qershor Policia e Kosovës njofton se në fshatin Bresje të Fushë Kosovës ka ndodhur një rrahje masive të enjten pasdite. Me këtë rast, pesë persona janë arrestuar.

Njoftimi i Policisë:
”  Është raportuar se pas një mosmarrëveshje janë rrahur në mes veti gjashtë të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, të cilët kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit pas trajtimit mjekësor në QKUK, janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit pesë prej tyre janë dërguar në mbajtje ndërsa i dyshuari tjetër është liruar”, thuhet në raportin policor, përcjellë Botapress.