.
×

Rrahje masive mes nxënësve në Graçanicë



Botapress 14 Shtator – Tre nxënës të komunitetit serbë në Graçanicë dyshohet se kanë sulmuar dy nxënës të tjerë të komunitetit rom. Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë të ditur se dy të dyshuar janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, njëri është dërguar në mbajtje dhe tjetri është liruar në procedurë të rregullt. Ndërkohë, i dyshuari i tretë është në kërkim policor.

“Tre të dyshuar meshkuj K-Serbë, pas një mosmarrëveshje kanë sulmuar fizikisht dy viktima meshkuj K-Rom. Të dyshuarit dhe viktimat janë nxënës të njëjtës shkollë. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. Dy të dyshuar janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, njëri është dërguar në mbajtje dhe tjetri është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa i dyshuari tretë është në kërkim policor”, thuhet në raport.