.
×

Rrahen mes vete të burgosurit në burgun e Lipjanik



 

Policia e Kosovës përmes raportit ditor ka bërë të ditur se dy të dyshuarit meshkuj K/Shqiptarë derisa ishin duke vuajtur dënimin në burgun  e Lipjanit,  pas një zënke kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull K/Shqiptar ( i burgosur). Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.  Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori. Rasti vazhdon të hetohet, thuhet në raportin ditor të Policisë së Kosovës, përcjellë Botapress.