Fansat e kanë kthyer pas në kohë këngëtaren Rozanan Radi. Pyetjet e rradhës i kanë lidhur me reperin Noizy. ‘Të pëlqen Noizy si reper apo jo’ është pyetja e fansit.
Shoqëruar me një foto nga një prej klipeve të tyre më të pëlqyera të atyre kohëve ‘Mr. Yesterday’, Rozi është përgjigjur:’E zgjodha vetë para 10 vitesh për dy bashkëpunime’. Rozana kohët e fundit i është dedikuar moderimit dhe muzikës kryesisht balada me mesazhe të forta sensibilizuese. /Gazeta Express/