.
×

Rooney: Do ta fitojmë Premierligën



Wayne Rooney është optimist në suksesin e Manchester Unitedit këtë stinor.Kapiteni i ri i Manchester United, Wayne Rooney, beson se skuadra e tij mund ta fitojë titullin e Premierligës këtë edicion.Sipas sulmuesit anglez, Unietdi ka blerë lojtarët e duhur për ta arritur një synim të tillë.“Ne gjithmonë kemi mundur të nënshkruajmë me top-lojtarë, por më shumë ishte se kë dëshironte të nënshkruante trajneri në atë kohë. Sigurisht se stinorin e kaluar ne nuk ishim aq të mirë”, u shpreh Rooney.“Por, këtë herë është koha që këta top-lotjarë të na rikthejnë aty ku duhet – te fitimi i titujve”, shtoi tutje kapiteni i Djajve të Kuq.