.
×

Ronaldo: Edhe unë do të veproja si Cana



Ylli portugez Cristiano Ronaldo, përveç se e ka dënuar incidentin që ndodhi në Beograd në mes Serbisë dhe Shqipërisë, ai i ka dal në mbrojtje kapitenit të kuqezinjve, Lorik Canës.

Ikona e futbollit shqiptar ishte i përfshirë në përleshjen që ndodhi në mes lojtarëve të Serbisë dhe Shqipërisë.

Ronaldo përmes profilit të tij në Instagram, ka thënë se Cana din të mbrojë kombëtaren e tij. Asi Real Madridit thotë se edhe ai do ta kishte bërë të njëjtën gjë.

“Duhet ta mbroh kombëtaren tënde, po të kisha qenë në vendin e tij edhe unë do të kisha bërë të njëjtën gjë”, ka thënë Ronaldo.