.
×

Ritës i bëjnë tortën më interesante në festën e publikimit të albumit



Rita Ora po publikon albumin e saj të dytë pas dy ditësh. Mbrëmë këngëtarja me prejardhje shqiptare, Rita Ora në mesin e familjarëve dhe shoqërisë mbrëmë ka festuar për punën që ka bërë në realizimin e albumit të ri, “Phoenix” i cili do të publikohet më 23 nëntor.

Në këtë natë, Rita kishte mahnitur të pranishmit  me veshjen e saj mjaft tërhqëse.

Ajo shkëlqente e veshur me fustanin e kuq, të shkurtër e me flokë të kapura si dhe një grim që i shkonte shumë për fytyrë, Rita dukej shumë joshëse.

Por, ajo që ka marrë vëmendjen këtë mbrëmje është torta e veçantë që i kanë përgatitur Ritës, e që është pikërisht portreti i saj nga pamja që ka pasur Rita për lansimin e bashkëpunimit ‘Girls’.

Rita këto ditë ka publikuar edhe dy këngë të reja nga albumi, ‘Velvet rope’ dhe ‘Cashmere’, këngë këto mjaft të veçanta.