[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Rita Ora sonte do të bashkëbisedoje me këtë politikan shqiptar



Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, përmes një njoftimi në rrjete sociale, ka bërë të ditur se do të zhvillojë një bashkëbisedim me Rita Orën.
Ky diskutim zhvillohet në kuadër të konferencës virtuale “Diaspora flet”, e cila bëri bashkë shumë prej personaliteteve të njohura shqiptare në mbarë botën.

“Surpriza jonë për të gjithë ju: @ritaora dhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës, @erionveliaj , sot në bashkëbisedim në përmbyllje të konferencës ‘Diaspora Flet 2020’. 🔥 E realizuar me shumë dashuri e përkushtim, ju ftojmë të na bashkoheni sot, prej 20:30 (CET)”, thuhet në njofitm.
Rita Ora ishte pritur në takim nga Erion Veliaj dy vite më parë në Tiranë, ku kishte ardhur për të mbajtur koncert.

Po ashtu, dyshja kanë bashkëpunuar edhe për rastin e tërmetit të 26 nëntorit 2019, meqë rast Rita shprehu gatishmërinë për t’ia ndërtuar shtëpinë një familje të prekur nga tërmeti.

Menu Title