.
×

Rikthehet Dafina



Nuk ka shumë kohë që ka lansuar këngën e saj më të re ‘Ndjenjë tjetër’, të cilën e kishe realizuar edhe me videoklip.

Ndonëse kjo këngë u prit shumë mirë nga fansat e saj Dafina përjetoi zhgënjim kur kënga e saj është fshirë nga kanali ‘Youtube’. Por ajo nuk ka ndenjur duarkryq.

Dafina ka bërë të pamundurën që këtë këngë ta kthejë përsëri në këtë kanal.

E këtë gjë ajo e ka arritur pasi që kënga është rikthyer dhe menjëherë ka filluar që të grumbullojë klikime. Së fundi, këngëtarja ka realizuar edhe një set të fotografive me rroba të disenjatores Lia Stublla./Tribuna/