.
×

Rikthehet avokatja shqiptare



Redona Koçi është emri i vajzës që është cilësuar si avokatja më seksi në vendin tonë. Kjo për shkak të fotove provokuese që ajo publikon në profilin e saj në Instagram.

Së fundmi Redona ka realizuar një set fotografik ‘’përvëlues’’. Në këto foto juristja seksi lë shumë pak vend për imagjinatë.

Në një foto ajo ka pozuar me brendshme të bardha në krevat. Kujtojmë këtu se juristja prej disa muajsh kishte rënë në rrjetet sociale, pasi nuk kishte postuar asgjë, por mesa duket ajo ka pritur kohën e duhur për t’u rikthyer fuqishëm.

Disa kohë më parë në një intervistë ajo ka treguar edhe pse ka zgjedhur të bëhet juriste:

“Më kanë tërhequr gjithmonë studimet juridike dhe të pasurit një kulturë mbi to. Jam person që nuk i pranon padrejtësitë dhe studimet që kam kryer janë një mjet pikërisht për t’i luftuar këto.”