[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Rikthehen pagesat në hyrje të QKUK’së, kjo është arsyeja



Botapress 1 Tetor – Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka njoftuar se ka rikthyer pagesat tek laurat në hyrje-dalje. Përmes një postimi në faqen zyrtare, QKUK’ja ka bërë me dije se pagesat janë rikthyer, meqenëse pas lirimit të masave, një numër i mad hi qytetarëve e kanë shfrytëzuar hapësirat e parkingut edhe pa pasur nevojë.

“Pas lirimit të tyre ka pasur numër të madh të qytetarëve që kanë shfrytëzuar hapësirat e parkingut në QKUK, edhe pa pasur nevojë për kryerje të shërbimeve shëndetësore. Pas normalizimit të shërbimeve shëndetësore, është rritur numri i qytetarëve dhe makinave që frekuentojnë hapësirat dhe parkingjet në QKUK dhe kjo ka vështirësuar qasjen”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, në muajin gusht të këtij viti, SHSKUK-ja kishte njoftuar se janë hequr përkohësisht tarifat për hyrje me vetura në QKUK, për shkak të pandemisë COVID-19.

Qendra Klinike Universitare e Kosovës, njofton se me fillimin e normalizimit të shërbimeve shëndetësore, ka rikthyer …

Publiée par QKUK- Shskuk info sur Jeudi 1 octobre 2020

Menu Title