[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Rihapet Kulla Eiffel, vizitorët ngjiten në këmbë



Kulla Eiffel, monumenti simbol i Parisit është rihapur pas tre muajsh mbylljeje për shkak të koronavirusit.Për ta vizituar, turistët nga 11 vjet e lart duhet të mbajnë maska e të ruajnë distancën prej të paktën një metri e gjysëm.

Përpos kësaj, janë të detyruar të përdorin shkallët: ashensorët në fakt, si masë paraprake dhe në respektim të distancimit social, do të jenë të mbyllur atje deri në datën 1 korrik.

Më 15 qershor, Franca nisi zbutjen e masave të izolimit, duke nisur hapjen e kafeneve e restoranteve si dhe udhëtimin në shtete të tjera të Bashkimit Europian.

Por presidenti Macron deklaroi se “vera e 2020-ës do të jetë si asnjë tjetër dhe neve do të na duhet të vëzhgojmë zhvillimin e pandemisë, në mënyrë që të jemi të përgatitur me fuqi të reja, në rast se virusi kthehet sërish”.

Menu Title