.
×

Rihanna shtatzanë, kush është babai?



Rihanna mund të jetë në pritje të fëmijës së saj të parë. Lajmin e japin mediat ndërkombëtare që kohëte  fundit po spekulojnë se këngëtarja 26-vjeçare mund të jetë shtatzënë. Ishin fansat që hodhën dyshimet e para, pasi këngëtarja nuk është shfaqur shpesh në publik muajt e fundit, ndërsa ajo që e përforcon më shumë, është një prej këngëve që ajo po përgatit, ku teksti thotë: “Bebi rritet brenda meje”. Sipas portalit amerikan Hollywoodlife.com, dy burime të ndryshme pranë Rihannës thonë se prej disa kohësh këngëtarja ka ndaluar që të pihet duhan në studio të regjistrimit. Deri tani nuk ka patur asnjë reagim nga ylli i “Diamond” ndërsa pyetja që lind natyrshëm është: Cili është babai i fëmijës?