.
×

Rigzon Kosumi deklaron për Botapress gjithë historinë e përleshjes



Botapress, 12 Gusht-Pas publikimit të lajmit për rrahjen e moderatorit të njohur, Visar Dermaku, e ky I fundit e ka cilësuar vetën si viktimë, menjëherë ka reaguar edhe pala tjetër,  Rigzon Kosumi,  duke treguar anën tjetër të historisë,  shkruan Botapress.info

Sipas Dërmakut kjo ngjarje ishte një kurth mirëpo Kosumi mohon një gjë të tillë, sipas tij Visar Dërmaku e ka ftuar ta shoqëronte deri në Gjilan me makinën e tij dhe pastaj ka vijuar e gjithë ngjarja.

Rigzon Kosumi është deklaruar për të gjithë ngjarjen në rrëfimin e tij për “Botapress.info”

“Pas koncertit që ishte në kafenen “In time” Visar Dërmaku më ftoi ta shoqëroja deri në Gjilan me automjetin e tij,  filluam rrugës së bashku  deri ku ai thoshte se kishte veturën , kur arritëm vetura s’ishte fare aty por më tha se do të ulemi  këtu ku ishin disa shkallë, pranë shitores e cila quhej Gorenje në rrugën “Adem Jashari”.

Po sa u ulëm aty, ai telefononte me dikë, papritur vërejta se më preku në çantë po sa ktheva kokën pash se m’i kishte nxjerrë paratë  dhe vërejta se ky më kishte marrë pas vete me prapavi  dhe filloi konflikti, tentova të iki dhe më goditi nga prapa me boks e që sigurisht kishte një mjet të fortë në dorë, gjaku më mbuloi nga hundët dhe fillova të frigohem se do të më sulmonte edhe më shumë,  hudha çantën  në tokë dhe fillova ta mbroj vetën se isha në një situatë të vështirë ku u frigova për jetën time”, është shprehur Kosumi për Botapress.info

Sipas Kosumit pozita e tij në këtë ngjarje ka qenë vetëm vetëmbrojtës dhe jo sulmues, në anën tjetër ai është shprehur që është shumë I zhgënjyer me sjellen e policisë së Kosovës.

“Deklaroj se kam qenë në vetëmbrojtje të jetës sime, policia janë sjellë keq,  ma kanë cenuar të drejtën e të folurit 48 orë,  kam qenë në paraburgim edhe pse kam pasur shumë  dhimbe  në hundë dhe kokë,  fare s’më kanë mjekuar, m’i kanë linçuar familjen,  ai shetitet i lirë, unë jam i dënuar me arrest shtëpiak.

Nëse kjo është mirëpritje  për mua si mërgimtar, unë s’do të vij më në atdheun tim e që e kam dashur shumë.

Nëse gjyqi s’do të merr vendim të drejtë, unë  Rigzon Kosumi s’do ja fali kurrë këtë gabim sepse jam i pafajshëm.

Ju lutem unë Rigzon Kosumi e kam dhënë këtë deklaratë”, përfundoi Rigzon Kosumi për Botapress.info