[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Ribashkohen Mozzik dhe Loredana?



I dhanë fund lidhjes së tyre muaj më parë, po mbeten ndër më të komentuarit dhe në secilën mënyrë mediat i lidhin me njëri-tjetrin.

Ish-çifti Loredana dhe Mozzik ndonëse ndan rrugët, ata së fundi kanë ngjallur dyshime se mund të jenë drejt rikthimit, shkruan Indeksonline.

Është një video që po qarkullon në rrjetet sociale, ku Loredan dhe Mozzik shihen së bashku në Gjermani, ani pse kjo dalje e tyre mund të jetë për shkak të vajzës së tyre, Hana, ajo nuk shihet pranë tyre.

Reperi dhe reperja u panë në qytetin e Stuttgart-it në një dyqan veshjesh për të rritur, teksa mbanin maskat në fytyrë.

Kjo video është filmuar ditën e djeshme, më 25 të muajit shtator dhe u bë virale në mediat sociale.

Ndërkohë, një detaji tjetër që ka lënë të kuptohet që dyshja janë pajtuar është edhe se ata ndiqej në TikTok dhe follow-i mes tyre ka ndodhur pas ndarjes së bujshme, mirëpo e njëjta gjë nuk ndodh edhe në Instagram.

Megjithatë, nëse janë ribashkuar apo kjo do të ndodh së shpejti, koha do t’i tregoi të gjitha.

Menu Title