.
×

Reziston Ramush Haradinaj: Nuk e heq taksën as pas takimit me Ambasadorin amerikan



Botapress 22Janar-Kryeministri Ramush Haradinaj ka folur rreth takimit të tij bashkë ëkryeparlamentarin Kadri Veseli me ambasadorin amerikan, Philip Kosnett. Haradinaj tha se edhe pas takimit me diplomatin, nuk ka ndryshuar asgjë rreth taksës.

Haradinaj ka thënë se takimi i sotëm, i thirrur nga kryeparlemantari Veseli nuk ka lëvizur qëndrimin e qeverisë për taksën prej 100 për qind ndaj produkteve serbe dhe boshnjake.

“Biseda ka qenë zhvillimi i dialogut. Të lidhura edhe me taksën. Pra kjo ka qenë biseda. Nuk ka ndonjë ndryshim të madh, ka qenë bisedë e qetë” , ka thënë Haradinaj para mediave.

Por, kryeministri thotë se me dëshirën e tij do ta hiqte sot taksën. Megjithatë, sipas tij, ajo nuk hiqet deri në njohjen e ndërsjelltë mes Kosovës e Serbisë.

“Ne kemi shumë dëshirë me e heq. E kishim heq sot , po të kishim një marrëveshje gjithëpërfshirëse për njohje”, është shprehur Haradinaj.