[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Rexhep Selimi: Publikisht e njoftojmë Hotin që mos të tëhiqet nga mbledhja me Qeverinë e Shqipërisë



Para pak minutave është bërë e ditur se është anuluar mbledhja e përbashkët e Qeverisë së Kosovës dhe Shqipërisë.Këtë e ka bërë të ditur Kryeminisitri i Kosovës, Avdullah Hoti përmes një postimi në rrjetin e tij në Facebook.

Megjithatë, drejtuesi i grupit parlamentar të LVV, Rexhep Selimi publikisht ka reaguar duke kërkuar nga kryeministri Hoti që mos të tërhiqet nga mbledhja me Qeverinë e Shqipërisë e cila ka qenë e planifikuar të mbahet të premten.

Selimi ka shkruar se pret që kjo mbledhje të mbahet të premten dhe të raportojë në Kuvend.

Postimi i plotë i Selimit:

 

LE TË MBAHET MBLEDHJA PËRBASHKËT E QEVERIVE!
Mbledhja e dy qeverive të Shqipërisë dhe e Kosovës në Shkodër është në interes të të gjithë qytetarëve tanë.
Si drejtues i Grupit parlamentar të LV, kërkues i raportimit të Hotit në Kuvend, publikisht e njoftojmë Hotin që mos të tëhiqet nga mbledhja me Qeverinë e Shqipërisë të premten me 25 shtator.

Ne e presim të hënën me 28 le të vi të raportojë në Kuvend.

 

Menu Title