.
×

Rexhep Selimi: Nesër ose humbet, ose mbrohet territori i Kosovës



 

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi ka komentuar votimin e nesërm të marrëveshjen së demarkacionit.

Ai u ka bërë thirrje deputetëve të mos e votojnë pro saj.

“Nuk ka ndryshuar marrveshja por kane ndryshuar njerezit qe dikur e kundershtuan e tash e hangren pazarin e Thacit”, ka shkruar ai ndër tjera, transmeton.

Më poshtë gjeni komentin e plotë të Selimit:

Neser duket se do te procedohet ne Kuvend Marrveshja per Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi e 26 Gushtit 2015.

Krejte cka po proklamohet se ka ndryshuar marrveshja eshte genjeshter dhe tendence per ta ambalazhuar vepren penale te Thacit e kryer me 26 Gusht 2015.

Nuk ka ndryshuar marrveshja por kane ndryshuar njerezit qe dikur e kundershtuan e tash e hangren pazarin e Thacit.

Neser, ose i jepet toke Malit te Zi ose mbrohet teritori i Kosoves. Prandaj duhet t’i themi JO kesaj marveshje.

Kushdo qe thote se marrveshja ka ndyshuar me Deaklaten Thaci-Vujanovic ose qe thote mund te ndryshoje marveshja pas ratifikimit, po mashtron, po manipulon dhe po tenton ta fsheh demin qe po peson Kosova.

Ketu nuk ka mes, ose e mbrojme ose e humbim ate toke Kosove. Kaq!