.
×

Rexhep Selimi ia thotë dy fjalë të papritura Hashim Thacit për ushtrinë



 

 

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi përmes një statusi në rrjetin e tij social Facebook ka reaguar ndaj presidentit Thaçi, raporton Gazeta Blic.Selimi ka thënë se presidenti duke se është në krizë të rëndë jo vetëm politike.Sipast tij Thaçi jo vetëm që është i papërgjegjshëm por është edhe rrezik për Kosovën.

“Ushtarët duan ushtri e jo mashtrime”, ka shkruar Selimi në Facebook.Postimi i plotë i Selimit:Presidenti i Pronto-s duket në krizë të rëndë, jo vetëm politike. Ai tashmë nuk është vetëm i papërgjegjshëm por ka kohë që është bërë edhe rrezik për Kosovën dhe për sigurinë e saj.

Sëpaku në prani të ushtarëve të FSK-së ai nuk do të duhej të mos e vlerësonte prezencën ushtarake të NATO-s në Kosovë.

Thaçi do të duhej t’i raportonte Kuvendit e jo të shkonte të bënte prova amatore me prompterë ne prani të ushtarëve të FSK-së të cilët tash e sa vite po manipulohen me ëndrren e tyre që një ditë edhe ata të jenë ushtarë të ushtrisë që e duan.

Ushtarët duan ushtri e jo mashtrime.