.
×

Rexhep Selimi ‘godet’ ashpër Hashim Thaçin, zbulon skenarin e tij për zgjedhje



Botapress 2 Gusht – Tentimi i presidentit Thaçi për vazhdimin e qeverisë pa shkuar në zgjedhje, duke kërkuar nga koalicioni PAN, ta propozojë një person tjetër për postin e kryeministrit, po shihet i pamundur nga deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi.Në një përgjigje për Gazeta Blic, Selimi ka thënë se Thaçi është duke e luajtur lojën e PDK-së, që të tentojë t’i shmang zgjedhjet sa më larg që mundet.

Mirëpo, Selimi thotë se pas dorëheqjes së kryeministrit, askush s’duhet të provojë ta bëjë arrnimin e qeverisë dhe vendi duhet të shkojë në zgjedhje.

“Thaçi po e luan lojën e PDK-së, duke munduar t’i shmang apo t’i shtyej zgjedhjet sa më larg që mundet. Sidomos, pas dorëheqjes së Kryeministrit, nuk duhet të provojë askush variant të arrnimit të qeverisë. Vendi duhet të shkojë në zgjedhje dhe pikë”, ka thënë deputeti Selimi.

Selimi ka shtuar se Hashim Thaçi është duke anuzuar me postin që sipas tij e ka ‘uzurpuar’, teksa ka thënë se qëllimi kryesor i tij është që t’i shtyej zgjedhjet sa më shumë që mundet, në mënyrë që t’i konvenojë PDK-së.

“Pastaj, ai po i jep të drejtë PDK-së në mënyrë arbitrare për mandatar të mandatit të humbur tashmë. Por, tek e fundit, kështu din Thaçi – të manipulojë dhe abuzojë deri në pafundësi mepostin e uzurpuar të presidentit.

Nëse asgjë më shumë nuk do të mund të bëj Thaçi për t’i shmangur zgjedhjet, ai do të mundohet që t’i shtyej sa më shumë, mundesisht në dimër kur nata vie me herët, që numërimi të bëhet në errësirë”, ka përfunduar deputeti Selimi.