.
×

Rexhep Selimi: Ftesat e Kadri Veselit jane bërë bajatë



Botapress 11 Janar 2018-Kryeparlamentari Kadri Veseli, sot ka drejtuar një ftesë zyrtare drejt LDK-së dhe përfaqësuesve të tjerë të partive opozitare, për një takim koordinues ku do të merret vendim temat që do të diskutohen në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, ndërsa një ftese të tillë Lëvizja Vetëvendosje i jep edhe një tjetër refuzim.

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje Rexhep Selimi, ka deklaruar se nuk do t’i përgjigjen kësaj ftese të Kadri Veselit. Ai madje thotë se për biseda të tilla nuk do t’i përgjigjen askujt nga pushteti.

Selimi po ashtu në lidhje me ftesën e Veselit për “Zërin”, ka thënë se ftesa të këtij lloji janë bërë bajatë dhe aspak në interesin tonë, kjo pasi që sipas tij Veseli nuk ka rol e as mandat për t’i ftuar në të tilla takime.

“Pak rendesi ka se a marrim ftesë formale apo jo, por duhet të dihet se ne nuk i pëgjigjemi Kadri Veselit e askujt nga pushteti në biseda të tilla “imformative. Tashmë këto ftesa janë bërë bajate dhe nuk po grisin as vëmendjen tonë madje. Ai e kaqkeqkuptuar rolin e tij! Ai nuk ka role as mandat të na ftojë në takime të tilla”, deklaroi Selimi.

Përndryshe ky takim pritet të zhvillohet me 14 janar nga ora 11:00 në Kuvendin e Kosovës. Kësaj ftese zyrtarisht ende nuk i është përgjigjur as Lidhja Demokratike e Kosovës./