[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Reshitaj: Shkarkimi i bordit të ShSKUK-së në kohë pandemie, akt i ulët dhe hakmarrës



Nënkryetare e AAK-së, njëherësh edhe kryetare e Komisionit Parlamentar për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Albena Reshitaj ka reaguar pas shkarkimit të Bordit Drejtues të SHSKUK-së.

Reshitaj thotë se vendimi i Qeverisë së Kosovës për shkarkimin e këtij bordi në kohë të pandemisë është një akt i ngutshëm, i ulët dhe hakmarrës.
Ajo thotë se sa merren me shkarkime, më mirë të merren me shtimin e numrit të testimeve të të dyshuarve me coronavirus.
Ky është postimi i plotë:
Vendimi i sotëm i Qeverisë së Kosovës për shkarkimin e bordit drejtues të SHSKUK-së në kohë pandemie është një akt i ngutshëm, mbase i ulët dhe hakmarrës.
U nis me përçarjen mes partnerësh të koalicionit në këtë kohë të pa kohë dhe po vazhdohet me shkarkime dhe destabilizim të sistemit shëndetësor, pikërisht tani!
A është momenti më i duhur?
Mendoj që jo. Prandaj apeli im, si kryetare e Komisionit Parlamentar për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale drejtuar Qeverisë në detyrë është se sa merreni me shkarkime në shëndetësi, merruni me krijimin e kushteve për shtimin e numrit të testimeve të të dyshuarve me koronavirus, merruni me sigurimin e respiratorëve që mund të jenë shumë të nevojshëm për të infektuarit, rritni masat e sigurisë për personelin shëndetësor që janë në vijën e parë të fronit, sepse nëpër komuna ka mungesa esenciale të paisjeve mbrojtëse dhe medikamentëve !

Menu Title