.
×

Reperi me famë botërore vishet nga dizajneri kosovar për revistën “Bazaar”



Është shënuar edhe një tjetër sukses nga dizajnerët kosovar të modës. Festim Isufi i cili ka vite që merret me dizajn të modës, së fundmi ka veshur edhe një yll të famshëm.

Është ky reperi Tyga ai i cili ka dizejnuar xhaketën e reperit në një set fotografik për revistën e njohur “Bazaar”.

Këtë e ka bërë të ditur vet ai përmes një postimi, ndërsa ka publikuar dhe kopertinën e revistës me foton e Tygas, ku xhaketa e tij e veçantë bie në sy menjëherë.Komentet nga miqt e tij më të mirë kanë qenë të shumta për të, duke e uruar për suksesin e shënuar.

Gjithashtu, Festimi ka veshur edhe shumë persona publik, si të huaj poashtu edhe vendor, si Arta Nitaj, Agnesa Vuthaj, Anxhelina Hadërgjonaj, Soni Malaj, Albërie Hadërgjonaj, Leonora Jakupi.