[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Rëndohet situata me Covid në Spitalin e Pejës



Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës aktualisht janë duke u trajtuar 134 pacientë me Covid-19.Nga këta, 4 Pacientë janë në Respirator (CPAP), 88 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 26 pacientë janë në gjendje më të rëndë.

Njoftimi i plotë:

13 Pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit nga Covid -19 në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë.

134 pacientë janë duke u trajtuar aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 4 Pacientë janë në Respirator (CPAP), 88 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 26 pacientë janë në gjendje më të rëndë.

Përndryshe gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 205 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta 29 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

6 lindje kanë qenë gjatë gjatë ditës së djeshme në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 4 normale dhe 2 me prerje cezariane. Kanë lindur 6 foshnja 2 të gjinisë mashkullore dhe 4 femërore.

254 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 3,622

analiza, ndërsa janë kryer 6 operacione.

158 shërbime radiologjike janë kryer dje dhe atë: 166 Rëntgena, 32 EHO dhe 10 CT-ja.

Menu Title