.
×

Remzije J. Zekolli: Portrete që flasin shumë!



Remzije J. Zekolli, shkrimtare , adhuruese e pikturave të tij   

Piktori shqiptar Gazmend Freitag  tashmë ka bërë emër të njohur  në artin ndërkomëbtarë. Dua të theksoj se piktori i takon gjeneratës sime studentore të viteve 1988/89. Ishim gjenerata e sakrificës  dhe pjesëmarrëjes sonë  masive në tubimet dhe proceset  e kohës që kaluam si komb. Këto erëra demoktratike kishin filluar të fryenin në evrop, e cila e mori piktorin me vete. NE jemi  gjenerata e art studentore.
Ai me krijimet e tij artistike ka lënë  gjurmë të thella në  artin e pikturës moderne dhe ka hyrë triumfalishtë  në krijimtarin nderkombëtare.
Me mjeshtrin e tij  më së miri e  bukur din  të kombinoj klasikën me modernen. Bukur bënë harmonizimin e ngjyrave të jetës që jetojmë duke përfshirë kombëtaren, përditshmërinë  njerëzore, familjen dhe personalen.
Motivi i pikturave të tij është i përzier, por piktori ynë  shpesh din të jetë edhe provokues, vetëm ai din ti bartë në pëlurë me ngjyra vaji.
Në krijimtarin e larmishme të tij si piktura në stilin e  peizazheve,  vendë të merituar  zëjnë  portretet të cilat në pëlhurë i sjell me nje dashuri fisnike që ka për to dhe me lapsin e tij të thejshtë i jep vrull portreteve.
Porteret e tij  mund ti ndajmë në tri kategori:
e para portrete personale
e dyta portrete  kombëtare
e treta portrete  të kulturës
Në planë të parë si për çdo personalitet edhe për Gazin është familja e cila është më e shejta në botë. Prej një maestro të madhë dhe talentin e tij të lindur,  me kujdesë portrertizon nënën e çmuar Qamile e cila në veten e saj përfaqëson edhe shumë nëna shqiptare, ajo është sinomim i sakrificës së nënës shqiptare në përgjithësi,  por atyre  kryefamiljareve në veçanti,  pasi kishte bashkëshortin në megrim. Ajo ishte e detyruar mbi supet e saj vetë bartëte  barrën e kujdesit ndaj pesë djemve të saj ti rrisë dhe edukoj  ata në frymën  humane dhe atdhetare.
Kjo nënë shqiptare, kjo heroinë,  artit pamor ndërkombëtar i dhuroi piktorin e njohur Gazmend Fraitag.
Porterti  i vajzave të mrekullushme të piktorit me mejshtri jan hedhur në pëlhurën e tij magjike  Majlindës,  Mirjetës dhe Mirandës me plotë të drejtë mund të konstatoj se ato janë kryevepra e piktorit  në zhanrin e portreteve të tij, fisnikëri, nostalgji, madhështi, mall e krenari për princesat e tij.
Portetet kombëtare humanistja Nëna Tereze e njohur si shqiptarja e parë , që në vitin 1979 për humanizmin e saj  mori çmimin Nobel për Paqe.
Heroi kombëtarë Skënderbeu me trimërin dhe strategjin e tij të treguar ndër beteja zë vend me rendësi  në portretet e tij.  Si duket vizitat e shpeshta në muzeun e Vjenës ku me mburrje ruan përkrenaren dhe shpaten e tij e kanë impresionuar piktorin e pa lodhur të hedhë portrertin e tij në kornizë.
Portrete e artit e kultures siç  është aktori i njohur shqiptarë Aleksandër Moisiut i cili edhe sot e gjithë ditën  mbeti i pa zëvendesuar në derrasat e teatrit Vjenez, por edhe atij  botërorë, e qe bëri shumë njerëz të famshëm  ta adhurojne ate dhe ti duartrokasin për rolet e tij mreslënëse që me mejshtri diti ti lunate. Gjurmëve të tij ngadal por sigurtë është duke ecur piktori jonë i dashur.
Këto ditë në Vjenë ende është e hapur ekspozita e tij “Momente të bukura”  e cila karakterizohet me cilësin e pikturave dhe me përmbajtejn e tyre duke mos harruar motivet shqiptare. Kjo ekspozit  po vizitohet nga artëdashësit.
Krijimet  e realizuara të tij me vete bartin  mesazhin e qartë të kuptimësisë së personaliteteve të ndritura shqiptare, se ata ku do qe jetojnë e veprojnë lenë gjurmet e tyre ashtu siç po e le këto gjurmë brilante  shoku im Gazi.

 

Rita Ora(1)

2

Nexhmije Pagarusha

Miranda Freitag