.
×

Remi: Shkaktar për valën e migrimit, protestat e Vetëvendosjes



Anëtari i Komisionit për Integrime Evropiane, Rrustem Mustafa, gjatë diskutimit për migrimin ilegal ka propozuar që të mbahet edhe një seancë e “mendimit” pozitiv, ku do të diskutohej për këtë fenomen.

“Ish kanë mirë me rregullu komunikimin ndërmjet të gjitha institucioneve, duke thirrur edhe një seancë ku do të folej për këtë problem.

Me ba përpjekje që njerëzit të cilët kanë mbetur këtu, atyre nëpër fshatra me ju kriju mundësinë që me punu”, ka thënë Remi.

Si shkaktar për valën e migrimit, ai i sheh edhe protestat e fundit, të mbajtura nga opozita.

Por me këtë supozim të tij, nuk është pajtuar anëtari i “Vetëvendosjes” në Komision, Ilir Deda. Ai ka thënë se arsyeja kryesore e largimit të qytetarëve është zhvatja që ky pushtet iu bëri qytetarëve për 15 vjet, duke ua mbytur shpresën, përcjell koha.net. Ai ka kritikuar edhe policinë për fshehjen e numrit të saktë të të larguarve.

“Janë 230 mijë qytetarë që e kanë lëshuar Kosovën, pra 13 për qind e popullatës së përgjithshme dhe policia nuk po tregon për këtë”, ka thënë Deda.

Kurse Vjosa Osmani e LDK-së ka kërkuar që në vend të debatit të jepen propozime konkrete si të ndalet migrimi ilegal.