.
×

Remi dëshiron koalicion në mes të PDK’së dhe LDK’së



Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Rrustem Mustafa i njohur si Remi, vazhdimisht ka qenë për një koalicioni në mes PDK-së dhe LDK-së. Madje, ai edhe në vitin 2014, shumë kohë para se të arrihej koalicioni në mes këtyre dy partive, kishte deklaruar se këto dy parti do të qeverisin së bashku me vendin.

Mustafa edhe tash është ithtar i një koalicioni të tillë, por kësaj radhe kërkon që kjo të bëhet një zgjidhje por pa ndikimin e të huajve.

Ai në rrjetin social facebook, ka shkruar se ideja e marrëveshjes politike do të prodhonte zgjidhje, por zgjidhja do të mund të bëhej edhe pa koalicion.

Mustafa përmes këtij shkrimi ka kërkuar një marrëveshje politike –strategjike në mes PDK-së dhe LDK-së, me garanca të qëndrueshme dhe kredibile.

Postimi i plotë i tij.

Zgjidhje..,të pavarur nga të huajt!

Marveshje politike-strategjike PDK-LDK…

Këshillë dinjitoze si përherë nga Miku i sprovuar i Kosovës…

Kosova duhet bërë zgjidhjet nga mbrenda, të pavarur nga të huajt dhe entitetet që na rrethojnë (Bosnja, Serbia, Turqia).

Ideja e marrëveshjeve politike, ofron zgjidhje (jo domosdo koalicion)mbase do të funksiononte më mirë.

Une mbetem ithtarë i marrëveshjes politiko-strategjike mes PDK e LDK me garanca të qëndrueshme dhe kredibile.