.
×

Remi bashkëluftëtarëve, reflektoni mbi sjelljen tua të pasluftës



Deputeti i PDK-së, Rrustem Mustafa – Remi iu ka thënë bashkëluftëtarëve të tyre se në vitin 2015 duhet të reflektojnë në sjelljet e tyre të pasluftës.

Remi, përmes postimi në profilin e tij në “Facebook” nuk e ka treguar arsyen pse iu është drejtuar bashkëluftëtarëve të tij në këtë mënyrë por iu ka thënë se “reflektimi duhet të jetë në funksion të vendosjes së rendit dhe shtetit ligjor…”.

Ja postimin e plotë të Remit:

Te nderuar qyetare te Republikes se Kosoves,
Te dashur veteranë te luftes së UÇK-së
Bashkeluftare te mi:
Ashtu siç e kuptuam domosdonë e luftës kur ishim në robëri, në prag të festës së Vitit të Ri 2015, para se t’ju uroj, dua të ju thërras që secili prej nesh, në vitin që po hyjmë, të reflektojë mbi rrugën e kaluar së bashku e sidomos të reflektojë mbi sjelljen e gjithsecilit veç e veç pas përfundimit të luftës!
Ky reflektim duhet të jetë në funksion të vendosjes së rendit dhe shtetit ligjor si parakushte për normalizimin e jetës dhe të institucioneve tona që duhet të na mundësojnë ecje të sigurt drejtë perspektivave të reja për shoqërinë tonë. Bashkërisht dhe me përgjegjësi ligjore mundemi dhe do ta rreshtojmë vendin tonë në krahë me kombet e qytetëruara evropiane.
Ju uroj të gjithëve shëndet dhe suksese në punën tuaj!
Gëzuar Vitin e Ri 2015!
Rrustem Mustafa – Remi