[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Remdesiviri merr aprovim të plotë për trajtim të Covid-19 në SHBA



Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) dha miratimin e plotë për ilaçin antiviral remdesivir si trajtues të koronavirusit të enjten.

Të prodhuara nga Gilead Science me bazë në Kaliforni, ilaçet ishin të vetmet të aprovuara për përdorim urgjent në SHBA për të trajtuar pacientë të sëmurë rëndë me COVID-19, shkruajnë mediet britanike, transmeton Gazeta Express.

Presidenti Donald Trump kur u infektua me virus në fillim të muajit u trajtua me një koktell ilaçesh.

Sipas faqes së internetit të FDA-së, thotë se ilaçi është aprovuar në dy forma: pesë miligramë (mg) për pikëz mililitër dhe 100 mg për shishkë

Një studim i fundit nga Instituti Kombëtar i Shëndetit në SHBA zbuloi se remdesiviri shkurtoi kohën e qëndrimit në spital të koronavirusit në pesë ditë dhe zvogëlon rrezikun e vdekjes për 30 përqind.

Remdesiviri u zhvillua nga Gilead Science për të trajtuar Ebolën, ethet vdekjeprurëse hemorragjike që u shfaqën në Afrikën Perëndimore më 2014-ën. /

Menu Title