.
×

Relaks njerëz, pranojani punët e kryera Ramushit



Ramushit pranojani punët që i ka kryer! Nuk kontestohet e vërteta.Kështua shkruan zëvendësministri i Mbrojtjes nga radhët e AAK-së Burim Ramadani me anë të një statusi në rrjetin social Facebook .

Ramadani thotë se ky ka qenë vetëm fillimi për qeverinë Haradinaj dhe rëndit një sërë arritjesh të kësaj qeverie .

“Ky ka qenë vetëm fillimi i punëve të mëdha të Ramush Haradinajt!Qeveria Haradinaj ka hyrë në historinë e shtetit të Kosovës me: 1) Ushtrinë,

2) Pozicionin e fortë sovran përballë Serbisë,

3) Ndaljen e ideve territoriale dhe ‘Dodik Republikës’,

4) Ligjin e Prishtinës, të Pagave, rikthimin e Pallatit të Rinisë për Prishtinën, pronat për komunat, sigurinë energjetike, ‘Trepça’ e Kosovës plotësisht, etj.A mund t’i bëni sërish këto? S’ka më nevojë.

Vetëm duhet të mirëmbahen vendimet e Qeverisë Haradinaj në këto tema.

Tjerat po vijnë! shkruan Ramadani.

Le ta pranojmë për të metat por duhet t’ia pranojmë dhe punët që ka bërë shkruan ndër të tjera Ramadani.