.
×

Rektori Agron Bajraktari, i përfshirë në biznesin milionësh



Rektori në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, Agron Bajraktari ka deklaruar se është bashkëpronar në biznesin “Bajraktari Sh.p.k” ku posedon 50 për qind të aksioneve.

 Sipas deklarimit të pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsion për vitin 2018, Bajraktari ka deklaruar se biznesi në të cilin ai mban gjysmën e aksioneve, ka vlerë kapitale prej mbi dy milionë eurove. Saktësisht prej 2 milionë e 165 mijë e 500 euro, raporton Insajderi.

Në këtë kompani, aksionari tjetër është Mustaf Bajraktari.

Agron Bajraktari ka deklaruar se posedon një banesë 90 mijë euro, një shtëpi 50 mijë euro dhe një  shtëpi tjetër në vlerë prej 220 mijë euro. Ai po ashtu ka dy vetura njëra në vlerë prej 9 mijë euro, tjetra 14 mijë euro.