[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Rekord rastesh të reja me Covid 19 në Maqedoninë e Veriut



Vijojnë të jenë negative të dhënat që vijnë nga Maqedonia e Veriut për sa i përket pandemisë së koronavirusit.Autoritetet shëndetësore raportojnë se në 24 orët e fundit në vend kanë rezultuar pozitivë me Covid-19, 120 persona të tjerë, shifër kjo më e lartë që prej muajt prill.

Gjithashtu 2 persona kanë humbur betejën me virusin duke e çuar në 147 bilancin total të viktimave. Shkupi vazhdon të mbetet vatra e rasteve të reja dhe sipas raportit, në kryeqytet janë shënuar 66 raste.

Numri i të infektuarve me koronavirus në Maqedoninë e Veriut që nga nisja e pandemisë ka arritur në 2,611 prej të cilëve 1,621 janë shëruar.

Menu Title