.
×

Rejda Isufi, bukuroshja e dy çmimeve “Little Miss Universi” dhe “Little Miss Talent



Rejda Isufi, ndonëse vetëm tetë vjeçe ajo tani më e ka mësuar shijen e suksesit.

Ajo ka lindur në Gjilan, por jeton në Prishtinë. Është nxënëse e klasës së tretë në shkollën fillore “Gjergj Fishta”, në Prishtinë. Me këndim merret qe nga mosha 5 vjeçare, ka realizuar tre këngë dhe një videoklip. Është paraqitur në festivale të ndryshme dhe ka marrë edhe çmime dhe mirënjohje të ndryshme.

Rejda është duke e realizuar edhe një projekt të ri, ku këtij projekti të ri do t’i bashkëngjitet edhe një videoklip i ri. Ajo po ashtu është paraqitur në programe të Vitit të Ri, pothuajse në të gjitha televizionet tona kombëtare dhe lokale. Këtyre ditëve ka shënuar edhe një sukses ku ishte ftuar të marrë pjesë në një eveniment të bukurisë “Little Miss & Mister Freedom Kosova 2016”. Ajo ka arrit t’i rrëmbejë dy çmime nga kjo ngjarje “Little Miss Universi” dhe “Little Miss Talent