.
×

Reina drejt Real Madridit



Real Madridi është duke e marrë në konsideratë transferin e portierit të AC Milan, Pepe Reina(36) nëse Keylor Navas shkon në PSG si pjesë e një marrëveshje shkëmbimi me Neymar

Real Madrid është vënë në alarm për Pepe Reina si zëvendësim i Keylor Navas nëse kostarikani kërkohet në shkëmbim, apo do të jetë pjesë e marrëveshjes së Realit me PSG për ta sjell në Santiago Bernabeu, Neymarin.

Besohet se Reina është një portier ideal që Madridi është duke e kërkuar: një portier veteran i cili mund të jetë një zëvendësim për Thibaut Courtois derisa ukrainasi 20 vjeçar, Andriy Lunin kthehet nga huazimi nga Real Valladolidi.

Reina për momentin është zgjidhje e dytë pas Gianluigi Donnarumma në klubin e Serie A, AC Milan, për të cilin Madridi beson se ata nuk do të rezistojnë në shitjen e spanjollit.