.
×

Rehatohet edhe Isa Xhemajlaj, ja pozita e tij e re në Qeveri



Isa Xhemajlaj, kryetar i Degës së Nismës për Kosovën në Drenas, nga sot ka marrë përgjegjësi në Qeverinë e Kosovës.

 

Portali “DrenicaOnline” ka siguruar vendimin e kryeministrit Ramush Haradinaj i cili e emëron Xhemajlajn zëvendësministër në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

 

Isa Xhemajlaj ka qenë kandidat për kryetar të Drenasit i partisë “Nisma për Kosovën”.

 

Ai më herët ka punuar në arsim 10 vjet, pastaj në TMK dhe së fundi është zyrtar në FSK.