[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

‘Realisti’ Labinot Tahiri i reagon Glauk Konjufcës për maskë, ka një këshillë



 

Labi ka një mesazh për Glauk Konjufcën, të cilin e fotografuan pa maskë në qytet.Vendosja e maskave në vendet publike është e domosdoshme gjatë kësaj kohe, për shkak të pandemisë.Madje, Policia çdo ditë shkruan numër të madh të tiketave, për qytetarët që nuk po e përfillin këtë maskë.

Së fundi, deputeti Glauk Konjufca është fotografuar pa maskë në rrugë, e kjo gjë nxiti reagim nga ana e qytetarëve.

Por, këngëtari Labinot Tahiri i doli në krah, duke thënë se me dëgju atë mos të vendos fare maskë, ngase sipas tij ajo është për ata që vjedhin nga shteti e i kanë pesë fytyra.Ai thotë se për vete maskën nuk e ka vendos asnjëherë dhe as nuk është duke e vendosur.

“Të më falni por e sakt! Zoti ju ruajt popull nga duart e liga dhe nga njerezit e lig që ua kanë shkatrrua ardhmerinë! Se po te ishte e mire çdo udheheqesi, sot Kosova nuk kishte pas nevoj as per me ia shtri Doren Evropes dhe as askujt e me mbet vendi me i nenshtruar pran nderkombëtarëve si sot qe jemi!”, shkruan ndër të tjera Labi.

 

Menu Title