.
×

Reali nuk qe në gjendje as ta shfrytëzojë paraqitjen nën mesatare të Messit



Real Madridi u eliminua nga Kupa e Mbretit pas një paraqitjeje të dobët në humbjen 3:0 kundër Barcelonës në Santiago Bernabeu të mërkurën.

Mungesa e konkretizimit të rasteve para golit dhe brishtësia në mbrojtje kontribuuan në një rezultat shumë negativ për Los Blancos.

Megjithatë, pjesa më kureshtare ishte fakti se Madridi nuk e shfrytëzoi paraqitjen nën mesatare të Lionel Messit.

Messi pati një natë shumë të qetë për standardin e tij nuk mos shfaqur ndikimin e tij në lojën e Barçës dhe u vlerësuar me notën pesë.

Por, për dallim nga Reali, Barça ishte vrastare para portës pasi ndryshe nga Karim Benzema dhe Vinicius Junior, Luis Suarezi shënoi në mundësinë e parë.