.
×

Reali humbet, por kualifikohet në çerekfinale të Kupës së Mbretit



Real Madrid ka pësuar një humbe 1-0 ndaj Leganes në ndeshjen e kthimit të 1/8-ave të Copa del Rey.

Gjithsesi, skuadra e Santiago Solarit kalon në fazën e çerekfinaleve të Kupës së Mbretit pasi ka fituar në ndeshjen e parë me rezultatin e pastër 3-0.Trajneri i Los Blancos ka bërë disa ndryshime në formacion në mënyrë që të mbajë skuadrën sa më të freskët për sfidat e radhës të cilat janë më të rëndësishme.

Vinicius ka luajtur si qendërsulmues, ndërsa Marcelo në mesin e fushës. Një tjetër paraqitje e vakët e Isco, por rëndësi ka kalimi në fazën tjetër.Vetëm Huesca (44) ka pësuar më shumë gola se Real Madrid (37, bashkë me Levante dhe Rayo) këtë sezon në të gjithë kompeticionet për sa i përket skuadrave të La Liga-s.