.
×

Real-i sheh si pasues të Ronaldos, Hazard



Reali  Madrid ka vendosur se cili futbollist do ta zëvendësojë Cristiano Ronaldon nëse ky fundit vendos të largohet nga Los Blancos. Sipas Caughtoffside nëse ylli portugez gjatë verës së ardhshme transferohet tek Manchester United, Reali i Madridit do të hidhet në sulm për Eden Hazard. 23-vjecari belg mund ta mbulojë mësëmiri rolin e sulmuesit të krahut të majtë, pozicion në të cilin momentalisht tek kampionët e Europës, aktivizohet pikërisht Ronaldo. Vlera e Hazard në merkato aktualisht vërtitet rreth 70 milionë Eurove, por edhe nëse vendosë të derdhë në arkat e Chelsea-it një shumë të tillë, Reali nuk e ka të sigurt firmën me belgun. Nga ana tjetër Los Blancos për të bindur 23-vjecarin të transferohet në Santiago Bernabeu duhet ti ofrojnë atij një pagë vjetore më të lartë se 8 milionë Euro, pasi një shumë të tillë Hazard e përfiton momentalisht tek blutë.