.
×

Reagon Tuna pasi Robert Berisha tha se s’donte ta takonte kurrë



Robert Berisha dje ishte i ftuar në emisionin e pasdites tek Rudina Magjistari, foli edhe për jetën private, raportit me Norën si dhe përkushtimin e madh ndaj vajzës së vetme, Renee.

Ndër të tjerash ai u pyet nga Rudina Magjistari edhe për raportin me Tunën, ku këngëtari u shpreh se nuk dëshiron ta takoj, dhe ta shohë.

Madje, këtu foli dhe për ditëlindjen e Tianit, ku çifti Roberti dhe Nora nuk ishin prezent.
“Më vjen keq që nuk do jem as në festat tjera që do ketë Patrisi në familjen e tij”.

E ka ardhur edhe reagimi i Tunës në llogarinë e saj në Instagram ku ka shkruar:

““Më falni, dola pak për të jetuar. Kthehem së shpejti”, ka shkruar Tuna teksa shihet duke pirë një gotë verë me shoqërinë e saj, e duket se nuk po e vret trurin aspak se çfarë thotë Roberti.