.
×

Reagon Tayna pasi Arta Bajrami tha se ajo nuk di të bëj ‘freestyle’



Ditën e sotme kudo në rrjet qarkulluan lajme se Arta Bajrami, reperja e cila prej vitesh është pjesë e tregut muzikor shqiptar, kishte thumbuar publikisht Taynën.Ajo publikoi një foto në Instastory ku shkruante: “Freestyle? me msu vjershën Freestyle, jooo”, ndërkohë që vetëm para dy ditësh Tayna publikoi një ‘Freestyle’.

Pas lajmeve që u komentuan gjatë, ka reaguar dhe menaxheri i Taynës për ‘Blitz.al’.Ai ka treguar se reperja shikon gjithmonë punën e saj, pa u përfshirë në ‘disse’ apo sherre me të tjerët. Tayna ka si qëllim të vetëm të bëjë muzikë.

“Çdoherë që Tayna publikon këngë, shumë artiste mendojnë se i ka bërë diss ndonjë artisteje, por Tayna as nuk e ka menduar një gjë të tillë prej fillimit e tani. Tayna nuk ka asgjë me askënd dhe se diss-et nuk janë pjesë e karrierës së saj.”- ka rrëfyer ai.