[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Reagon SHVL-UÇK: Shqipja është gjuhë shekullore e Maqedonisë



Shoqata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së së Maqedonisë ka reaguar ndaj deklaratave të djeshme të disa akademikëve në Akademisë maqedonase të Shkencave dhe Arteve.

baneri-2015

Shoqata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka reaguar ndaj deklaratave të disa akademikëve maqedonas, të cilët haptas dolën kundër gjuhës shqipe, duke shkelur kështu çdo normë juridike të vendit.

“Akademikët maqedonas vërtet nuk e dinë se vepra e parë në gjuhën shqipe është Meshari i Gjon Buzukut, i vitit 1555, apo sillen sikur nuk e dinë?! Si mund të mohohet shqipja e rilindasve shqiptarë të këtij vendi, shqipja e Josif Bagerit, Jovan Bugurit, Gjergj Pulës me fjalorin e tij katër gjuhësh. Shqipja është përdorur e pastër  në këtë vend që nga shekujt e kaluar, sllavo-maqedonishtja mezi shpëtoi nga mbështjellja bullgare e serbe”,- thonë nga ShVL-UÇK, e cila kërkon që akademikët të korrigjojnë sa më shpejt deklaratat e tyre, sepse i kanë hyrë një udhe “pa krye”, që do të shkojë në dëm të të gjithëve, por mbi të gjitha në dëm të vetë atyre që ofendojnë shqipen.

Vala mobile

Menu Title