.
×

Reagon shoqata e FARK-ut: E padrejtë të hiqet nga lista e dëshmorëve, bashkëpuntori i Presidentit Rugova, Dr. Fehmi Agani



Botapress, 7 korrik

Shoqata e ish-Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Kosovës përshëndet publikimin e listave të dëshmorëve, veteranëve, pjestarëve dhe pjesmarrësve të luftës çlirimtare të kosovës. Njëkohësisht deklaron, se listat e publikuara përmbajnë disa gabime dhe mangësi të cilat duhet të korigjohen sa më parë. Është e pa drejtë që Ministrisë sonë t’ i ndërrohet emri dhe t’ i shtohet fjala “Egzil”, pasi që ajo ka qenë pjesë përbërëse e Qeverisë së Kosovës të zgjedhur nga vota e popullit, qeveri e cila aktivitetin e saj përmes ministrive të saj e ka zhvilluar në Kosovë, frytet e së cilës qeveri i kanë vjelur shumica e atyre që sot e mohojnë dhe shajnë atë. ” Lista e propozuar nga ne për vetaran ka përfshirë një numër më të madh të veteranve dhe lista e publikuar nga Komisioni Qeveritar nuk është reale. Nuk është e drejtë të hiqet nga lista e dëshmorve bashkëpuntori më i ngusht i Presidentit Dr. Ibrahim Rugova dhe përkrahësit më të madh të ministrisë sonë Prof. Dr. Fehmi Agani . Dhe është po aq e pa-drejtë që në listën e veteranëve të futen disa të cilët nuk mund të krahasohen me kontributin e Fuad Ramiqi-it të dhënë përçlirimin e Kosovës i cili qëllimshëm është vendosur në listën e pjesëtarëve dhe jo të veteranve. Shoqata jonë bënë thirrje, që mos të i mohohet askujt lufta çlirimtare vetëm për shkak të bindjeve partiake apo fetare.

Shoqata e ish-Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Kosovës ju bënë thirrje të gjithë atyre që mendojnë se ju është bërë e pa-drejtë, që të ankohen në komisionin përgjegjës qeveritar dhe një kopje të ankesës së nënshkruar dhe protokolluar ta dërgoj të skanuar në PDF në emailin e shoqatës sonë: [email protected]om. Futja në lista dhe caktimi në kategori të ndryshme nuk është vendosur nga ne dhe ato përfshijnë disa që ne as që i kemi propozuar për tu futur në lista. Por, në krahasim me listat e tjera të cilat janë të fryera pa masë, listat tona janë shumë reale, pasi që pjesa tjetër e cila ka qënë nën ombrellën e Ministrisë sonë, është futur në listat e brigadave të ndryshe të UÇK-së, ku ata kanë shërbyer.  Kurse deklarata e disa individëve që kanë kundërshtuar nënshkrimin dhe publikimin e listave të ish-Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Kosovës nuk ja vlenë të komentohet, pasi që shifet se ata nuk paskan mbledhur mend edhe pas 16 vitesh. Populli i Kosovës e di shumë mirë, se ish-Ministria e Mbrojtjes së Republikës sëë Kosovës ka qenë aktive në Kosovë që nga fillimi i viteve të 90-a, pjesë e të cilës ka qenë edhe heroi kombëtar Adem Jashari. Ne nuk kemi bërë asnjëherë ndarje të luftëtarëëve të lirisë. Për të mos bërë përçarje të gjithë luftëtarët tanë kanë bartur emblemën e UÇK-së dhe synim kryesor kane pasur jo luftimin e grupacioneve apo partive të UÇK-së ndryshme shqiptare, por luftimin e pushtuesit serb dhe çlirimin e kosovës. Ne nuk kemi vepruar ndryshe, se po të kishim vepruar ndryshe, së pari Ministri dhe komandanti ynë Kolonel Ahmet Krasniqi, sot do të ishte gjallë”, thuhet ne komunikaten e nenshkruar nga  Prof. Dr. jur. Dr. phil. Enver SOPJANI,  Kryetar i Shoqatës.